Lajme

Në Presevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës: Kërkohen 350 punëtorë të profileve të ndryshme

Më 17 prill në qytetin e Preshevës do të organizohet një Panair Punësimi, ku pritet të ofrohen rreth “350 vende të lira pune” në profesione të ndryshme. Ky aktivitet do të mbahet në organizim të Filialit të Shërbimit Kombëtar për Punësim nga Leskovci (NSZ), me pjesëmarrjen e më shumë se 20 kompanive nga rajoni.

Kompanitë do të kërkojnë punëtorë nga profile të ndryshme, përfshirë “ekonomistë, juristë, menaxherë, inxhinierë bujqësie, teknikë të makinerive, rrobaqepës, marangozë, kamarierë, kuzhinierë, shoferë, magazinierë, dhe shumë të tjerë”.

Panairi do t’u japë mundësi të papunëve dhe të gjithë të interesuarve që të takohen drejtpërdrejt me punëdhënësit, të prezantojnë veten, të dorëzojnë CV-të dhe të informohen për programet e mbështetjes për punësim nga NSZ-ja.

Organizatorët theksojnë se ky është një rast i mirë për të rinjtë dhe profesionistët që kërkojnë punë në vendlindje, si dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të klimës ekonomike dhe punësimit në komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button