Në valixhe kishte fshehur 80 mijë euro, kapet në kufirin e Preshevës

Më 29 prill, në vendkalimin kufitar të Preshevës, doganierët në bashkëpunim me policinë kanë parandaluar tentimin e një pasagjeri për të kontrabanduar mbi 80.000 euro në bagazhë.

Rasti është zbuluar në hyrje të vendit, kur ka mbërritur për kontroll një veturë, drejtuesi i së cilës dhe pasagjeri i vetëm i ka thënë doganierëve se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se mbante shumën e lejuar të parave.

Pas kontrollit të detajuar u zbuluan 81 750 euro në njërën nga valixhet, mes rrobave, të cilat mesa duket pasagjeri nuk kishte ndërmend t’i deklaronte.

Pasagjerit i janë kthyer menjëherë 10 mijë euro, aq sa ka mundësi të kalojë përtej kufirit pa raportim, ndërsa gjykata kompetente në procedurë të mëtutjeshme ka vendosur për konfiskimin e përhershëm të 71750 eurove.

Check Also
Close
Back to top button