Nga sot mund t’i vendosni gomat e verës në veturën tuaj

Nga sot, shoferët në Serbi nuk janë të detyruar të kenë goma dimërore në të katër rrotat nëse ka akull ose borë në rrugë.
Sipas ligjit aktual për siguri në komunikacion, automjetet në Serbi në periudhën nga 1 nëntori deri më 1 prill duhet t’i kenë të katër gomat e dimrit, thellësia e shkallës së të cilave nuk duhet të jetë më e vogël se katër milimetra.
Megjithatë, Agjencia për Siguri në Komunikacion vazhdimisht thekson se gomat e dimrit rekomandohen edhe kur rrugët janë të thata, por nëse temperatura e jashtme është më e ulët se shtatë gradë Celsius, sepse në atë temperaturë gomat e verës humbasin shtrëngimin e tyre të mirë, pra distanca e tyre e ndalimit gjatë frenimit është deri në dyfishin e gjurmës së zakonshme që lënë gomat e dimrit.
Ligji për siguri në komunikacion parasheh edhe gjoba për vozitje pa goma dimërore në periudhën nga 1 nëntori deri më 1 prill dhe ato variojnë nga 6.000 deri në 20.000 dinarë për individët dhe mbi 100.000 dinarë për personat juridikë.