Nxënësit e klasës së tetë në po i nënshtrohen testit provues të provimit përfundimtar

Nxënësit e klasës së tetë të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, gjithsej 64.418 sish, do të zhvillojnë deri më 30 prill testet provuese të provimit përfundimtar në gjuhën serbe, përkatësisht në gjuhën amtare, matematikë dhe një lëndë me zgjedhje, ka njoftuar Ministria e Arsimit.
Sipas Kalendari të aktiviteteve për zbatimin e provimit përfundimtar në fund të shkollës fillore dhe regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, shkollat do të organizojnë nga 22 deri më 30 prill testet në gjuhë serbe, përkatësisht gjuhën amtare dhe testin e tretë, ndërsa testi i matematikës do të mbahet të premten, më 25 prill, nga ora 12:00 deri në 14:00.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, 2.051 pjesëmarrës të Arsimit Fillor Funksional për të Rritur do t’i nënshtrohen testit provues të provimit përfundimtar.
Qëllimi i këtij provimi provues është të përgatitë nxënësit dhe t’ua lehtësojë dhënien e provimit përfundimtar, si dhe të vlerësojë nivelin e përgatitjes aktuale të tyre dhe të identifikojë fushat ku duhet të punohet më shumë në vazhdim.
Nxënësit janë përcaktuar më herët për një nga pesë lëndët e ofruara (biologji, gjeografi, histori, fizikë dhe kimi) për testin e tretë. Këtë vit, shumica e nxënësve kanë zgjedhur gjeografinë (46.2%), pasuar nga biologjia (31.4%), historia (9%), fizika (7%), ndërsa më pak është zgjedhur kimia (6.4%), ka bërë të ditur Ministria.