LajmeShëndetësi

Presheva bëhet me një specialiste të re të radiologjisë – Doktoresha Arbenita Zeneli fiton titullin

Sot është një ditë e veçantë për qytetin e Preshevës dhe për sektorin shëndetësor, pasi Doktoresha Arbenita Zeneli nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka fituar zyrtarisht titullin “Specialiste e Radiologjisë”, percjelle Presheva.AL

Pas një rruge të gjatë dhe të përkushtuar në fushën e mjekësisë, doktoresha Zeneli ka arritur të përmbushë me sukses të gjitha kërkesat profesionale dhe akademike për të marrë këtë titull të rëndësishëm, duke u bërë kështu një nga specialistet e radiologjisë që veprojnë në këtë institucion shëndetësor në Preshevë.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për doktoreshën, por edhe një përparim të madh për kujdesin shëndetësor në Preshevë, duke garantuar diagnostikim më të avancuar dhe shërbime më cilësore për qytetarët e Preshevës dhe rrethinës.

Stafi i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, bashkëqytetarët dhe të gjithë ata që e njohin përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, e kanë uruar sot doktoreshën Zeneli për këtë arritje të merituar, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në shërbim të pacientëve.

Related Articles

Back to top button