Lajme

Preshevë: Prishet koalicioni, nesër seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani

Presheva po përballet me një tërmet politik, pasi koalicioni qeverisës në Komunën e Preshevës është prishur papritur. Burime të afërta me zhvillimet politike bëjnë të ditur se nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetares së Komunës, Ardita Sinani.

Iniciativa për këtë seancë të papritur vjen nga lideri i Partisë për Demokratike Shqiptare (PDSH-së), Ragmi Mustafa, i cili ka arritur të sigurojë mbështetjen e pjesës më të madhe të opozitës për të formuar një shumicë të re. Sipas burimeve tona, synimi i kësaj lëvizjeje është krijimi i një qeverie të re komunale që do të sjellë “ndryshime rrënjësore” në drejtimin e Preshevës.

Ragmi Mustafa deklaroi për mediat: “Është koha për një drejtim të ri, një qasje më të përgjegjshme dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve të Preshevës. Ne kemi një plan të qartë për të ringjallur zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar pozitën politike të shqiptarëve në jug të Serbisë.”

Nga ana tjetër, kryetarja aktuale Ardita Sinani e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje për destabilizim dhe lojë politike, duke thënë: “Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të marrë pushtetin me çdo kusht, në vend që të përqendrohemi në interesat e qytetarëve.”

Ndërkohë, qytetarët e Preshevës janë të ndarë në qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit politike. Disa mbështesin ndryshimin e propozuar nga Mustafa, ndërsa të tjerët vlerësojnë përpjekjet e deritanishme të Sinanit për përmirësimin e kushteve në komunë.

A do të ndryshojë drejtimi politik i Preshevës nesër? Përgjigjen do ta marrim në seancën e jashtëzakonshme… ose ndoshta më vonë, kur të kuptoni që është 1 Prill! 😉

Related Articles

Back to top button