Qentë endacak në qendër të Preshevës – qytetarët të shqetësuar për sigurinë

Qendra e qytetit të Preshevës është bërë vendqëndrim për një numër të konsiderueshëm të qenve endacak, duke shkaktuar shqetësim në mesin e qytetarëve. Në një video të dërguar në redaksinë e Presheva.AL, shihen disa qen që lëvizin lirshëm në qendër të qytetit, pranë ndërtesave publike dhe institucioneve.
Banorët lokalë shprehen të shqetësuar për sigurinë, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që kalojnë çdo ditë nëpër këtë zonë.
Qentë endacak përveç shqetësimit për sigurinë fizike, paraqesin edhe rrezik për shëndetin publik, pasi shpeshherë janë të pambrojtur nga sëmundje dhe nuk marrin trajtim veterinar.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet komunale, kujtojmë se muaj më parë është bërë një aksion për kapjen e qendve endacak dhe komuna ka shpenzuar me mijra euro por qytetarët e Presheves përsëri përballen me këtë problem.