Lajme

Rikthehet bora në Preshevë

Pas disa ditësh me mot pranveror, sot qytetarët e Preshevës janë zgjuar nën reshje të dëborës. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke arritur në vetëm 2 gradë Celsius, ndërsa reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes.

Kjo kthesë e befasishme e motit ka surprizuar banorët, pasi në fillim të muajit prilli zakonisht priten temperatura më të larta dhe mot i qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të meteorologëve, kjo valë e ftohtë është e përkohshme dhe pritet që ditët në vijim të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në qarkullim, sidomos në orët e mbrëmjes kur rrugët mund të jenë të rrëshqitshme për shkak të ngricave të mundshme.

Related Articles

Back to top button