Lajme

Sami Salihu reagon pas vizitës së Ardita Sinanit në Elbasan: “Foto, foto, foto… dhe në fund? Rezultatin e dini ju”

Pas postimit të kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, në Facebook mbi vizitën e saj zyrtare në Elbasan, ka ardhur edhe reagimi kritik nga Sami Salihu, nga Lëvizja për reforma në Preshevë.

Në postimin e saj, znj. Sinani tregoi për një sërë takimesh me zyrtarë shqiptarë si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, Ministri i Pushtetit Vendor z. Arbjan Mazniku dhe personalitete të tjera, ku u diskutua për bashkëpunim në fushat e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik, integrimit ndërkufitar dhe agroturizmit. Në theks të veçantë, u përmendën mundësitë për bursa për studentët nga Presheva, shkëmbime kulturore e shkollore dhe projekte të përbashkëta në kuadër të fondeve IPA.

Por Sami Salihun, këto vizita janë vetëm një spektakël fotografik pa rezultate konkrete për qytetarët e Preshevës. Në një postim sarkastik në rrjetet sociale, ai ironizoi se “Gjithçka thuhet. Gjithçka fotografohet. Foto, foto, foto… dhe në fund? Rezultatin… e dini ju”. Ai shprehu dyshimin se pas gjithë fjalëve për “takime të ngrohta” dhe “hapa konkretë”, mungojnë rezultatet reale që prekin jetën e qytetarëve.

Kjo përplasje virtuale nxjerr në pah edhe njëherë ndarjet politike dhe debatet për mënyrën e qeverisjes lokale në Preshevë, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të rezultateve konkrete.

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button