Skandal i rradhës: Pushteti aktual shkatërron stadiumin e vogël të qytetit – zhgënjim dhe revoltë nga qytetarët

Në një veprim të pashpjegueshëm dhe pa asnjë transparencë publike, pushteti lokal i udhëhequr nga PVD dhe PDSH, me në krye Arditën dhe Ragmijen, ka filluar shkatërrimin e stadiumit të vogël të qytetit – një hapësirë sportive me rëndësi për të rinjtë sportdashës të Preshevës.
Ky vendim ka shkaktuar zemërim të madh tek qytetarët dhe opinioni publik, pasi vjen në një kohë kur projekti i stadiumit të madh, që ndodhet ngjitur me këtë, ende nuk është përfunduar dhe ka mbetur në gjysmë të rrugës.
“Në vend që të investojnë në përfundimin e stadiumit të madh, apo të përkrahin ndërtimin e terreneve të reja sportive në vendbanime të ndryshme të komunës, ata po shkatërrojnë atë që u ndërtua me përkushtim gjatë qeverisjes sonë me Alternativën për Ndryshim,” thotë Almin Shaqiri.
Nga opozita thonë se ky veprim është tregues i mungesës së vizionit dhe strategjisë për zhvillimin e komunës. Ato që duhet të ishin hapësira zhvillimi dhe frymëzim për të rinjtë, po kthehen në gërmadha – jo për shkak të mungesës së fondeve, por për shkak të padijes, inatit dhe politikave të dëmshme.
Ky rast ngre pyetje serioze për prioritetet e qeverisjes lokale dhe mënyrën si po trajtohen interesat e qytetarëve.