Lajme

Sqarim nga Redaksia e Presheva.AL: Lajmi për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani ishte një shaka e 1 prillit

Preshevë, 1 Prill 2025 – Portali ynë, Presheva.AL, sot publikoi një lajm me titullin “Preshevë: Prishet Koalicioni, Nesër Seancë e Jashtëzakonshme për Shkarkimin e Kryetares Ardita Sinani”, si pjesë e traditës ndërkombëtare të Ditës së Gënjeshtrës – 1 Prillit.

Ky lajm ishte një shaka dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Synimi ynë ishte të sillnim një moment argëtimi dhe buzëqeshjeje për lexuesit tanë, duke ndjekur traditën e njohur të kësaj dite, kur në mbarë botën publikohen lajme humoristike e satirike.

Redaksia vëren se disa lexues e kanë marrë lajmin seriozisht, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e tyre dhe falenderojmë të gjithë për angazhimin dhe interesin që tregojnë ndaj përmbajtjes sonë.

Presheva.AL mbetet e përkushtuar për informim të saktë dhe të besueshëm, dhe këtë herë, në frymën e 1 Prillit, deshëm të sjellim një moment ndryshe.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Redaksia e Presheva.AL

Related Articles

Back to top button