Lajme

Visar Memeti: “E turpshme! Pushteti i paaftë po hakmerret ndaj të mirës së përbashkët”

Kryetari i Alternativës për Ndryshim ka reaguar ashpër ndaj vendimit të pushtetit lokal për të prishur një terren sportiv të ndërtuar nga APN në vitin 2021. Në një postim, ai e ka cilësuar këtë veprim si një “akt të turpshëm” dhe një hakmarrje të ulët ndaj një vepre që i ka shërbyer fëmijëve dhe të rinjve të Preshevës.

“Sot, pushteti i verbuar nga inati dhe paaftësia, vendos ta shkatërrojë këtë vepër, vetëm sepse është ndërtuar nga Alternativa për Ndryshim”, shkroi ai, duke theksuar se terreni modern ishte ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe me synimin për të ofruar kushte të mira për zhvillimin e të rinjve.

Ai kritikoi edhe arsyetimin zyrtar për këtë veprim, duke e quajtur absurd zëvendësimin e një fushe të gjelbër me bari artificial, ndërkohë që stadiumi i qytetit tashmë është në ndërtim me të njëjtin standard.

“Kjo nuk është politikë, kjo është hakmarrje ndaj të mirës së përbashkët. Ky është mentaliteti i atyre që nuk krijojnë dot vetë, por dinë vetëm të prishin”, përfundon reagimi i tij.

Reagimi është shoqëruar edhe me foto që tregojnë gjendjen e terrenit para dhe pas ndërhyrjes së fundit nga pushteti aktual.

Related Articles

Back to top button