Lajme

Visar Memeti kritikon njëvjetorin e qeverisjes lokale në Preshevë: “Shënojmë stagnimin dhe devastimin historik”

Me rastin e njëvjetorit të instalimit të pushtetit lokal të udhëhequr nga binomi Ragmi – Ardita, Visar Memeti ka reaguar përmes një video-mesazhi në Facebook. Ai e ka cilësuar këtë periudhë si një vit të stagnimit dhe devastimit historik për Komunën e Preshevës.

“Në vend të zhvillimit dhe progresit të premtuar, qytetarët po përballen me ngecje dhe regres të dukshëm”, ka deklaruar Memeti në mesazhin e tij.

Postimi ka ngjallur reagime në rrjet, duke marrë me dhjetëra pëlqime, shpërndarje dhe komente nga qytetarë të interesuar për zhvillimet politike në komunë.

Related Articles

Back to top button