2931 koshere bletësh të regjistruara në Preshevë

Në Komunën e Preshevës janë regjistruar gjithsej 2931 koshere bletësh, sipas të dhënave të siguruara nga Presheva.AL. Ky numër përfaqëson një rritje të qëndrueshme të interesimit për bletari në qytetin e Preshevës, duke e kthyer këtë sektor në një nga degët me potencial më të madh për zhvillim ekonomik rural.

Rritja e numrit të koshereve është rezultat i përpjekjeve të bletarëve vendorë, të cilët kanë investuar në rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e prodhimit të mjaltit, por edhe i mbështetjes nga organizatat joqeveritare dhe projekteve të ndryshme që kanë synuar fuqizimin e bujqësisë familjare në viset rurale të Preshevës.

Ekspertët e bujqësisë theksojnë se sektori i bletarisë është një burim i qëndrueshëm i të ardhurave për shumë familje dhe ka ndikim pozitiv në ruajtjen e biodiversitetit.

Pritet që në vitet në vijim, numri i koshereve të vazhdojë të rritet, veçanërisht nëse institucionet dhe organizatat përkatëse vazhdojnë me mbështetjen për këtë sektor përmes subvencioneve, trajnimeve dhe pajisjeve moderne për bletarët.

Back to top button