Bunari i Toplikut – Propagandë politike apo zgjidhje reale?

Ndërsa pushteti lokal promovon hapjen e një bunari të ri në Toplik si arritje madhore, qytetarët me të drejtë pyesin: a është ky një investim strategjik apo një tjetër fotografi për rrjete sociale?

Përkundër deklaratave optimiste se “uji është jetë” dhe se “po investohet aty ku ka më shumë rëndësi”, realiteti në terren flet ndryshe. Shumë shtëpi në komunën e Preshevës ende përballen me mungesë të ujit të pijshëm, rrjete të amortizuara dhe ndërprerje të shpeshta të furnizimit.

Hapja e një bunari të vetëm, pa një strategji të gjerë dhe afatgjatë për menaxhimin e ujit, është më shumë një akt simbolik sesa zgjidhje reale. Kujtojmë se edhe bunarët e hapur në vitin 2021 nuk kanë sjellë përmirësim të ndjeshëm në furnizim për zonat më problematike.

Ndërkohë që pushteti lokal promovon projekte të tilla si sukses të madh, banorët e Preshevës kanë probleme me ujë të pijshëm.

Back to top button