Derbi i ditës: Medreseja e Luginës fiton me rezultat të ngushtë ndaj Blue Point – 3:2

Në kuadër të turneut tradicional “Musa Musahu 2025” që po zhvillohet në Qendrën Sportive “Presheva”, derbi i ditës ishte përballja mes Blue Point dhe Medresesë së Luginës, një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e publikut të pranishëm dhe solli emocione të shumta në stadiumin e vogël të Preshevës.

Pas një loje të fortë dhe dinamike, Medreseja e Luginës arriti të dalë fituese me rezultat të ngushtë 3:2, duke siguruar një fitore të rëndësishme në këtë fazë të turneut. Të dyja ekipet dhanë maksimumin në fushë, me aksione të shumta, raste për gol dhe tension sportiv që e mbajti publikun në ankth deri në fund.

Atmosfera në tribunat e stadiumit të Preshevës ishte elektrizuese, ndërsa tifozët përkrahën me entuziazëm skuadrat e tyre gjatë gjithë ndeshjes. Ky derbi dëshmoi edhe një herë se turneu “Musa Musahu” mbetet një nga aktivitetet më të dashura sportive në Preshevë, ku talenti dhe pasioni për futbollin vihen në pah.

Përballjet e tjera të turneut vazhdojnë nesër, me ndeshje po ashtu interesante dhe rivalitet të madh mes ekipeve pjesëmarrëse.

Back to top button