Fillon turneu tradicional “Musa Musahu” në Preshevë – ja ndeshjet që luhen sot

Preshevë, 28 maj 2025 – Qendra Sportive “Presheva” ka nisur sot turneun tradicional në futboll “Musa Musahu 2025”, një ngjarje tashmë e përvitshme që mbledh ekipe të shumta nga Lugina dhe më gjerë në nderim të figurës së njohur sportive Musa Musahu.
Turneu, i cili njihet për atmosferën garuese dhe pjesëmarrjen e gjerë të ekipeve amatore e gjysmë-profesionale, do të zhvillohet përgjatë disa ditëve me ndeshje të ngjeshura dhe plot emocion. Ndeshjet e para do të luhen sot, më 28 maj, dhe vazhdojnë edhe nesër, më 29 maj 2025.
Ndeshjet e së mërkurës (28.05.2025):
1. K.F Rahovica Market Blerimi – K.F Syarti (15:00)
2. K.F Miratoca Market te Enveri – K.F Rinori Center (15:40)
3. K.F Elita Golemidol – K.F Lerani (16:20)
4. K.F Flamurtari – K.F Luani AG (17:00)
5. K.F Çarshia – F.C Lindorët (17:40)
6. Blue Point – Medreseja e Luginës (18:20)
Ndeshjet e së enjtes (29.05.2025):
1. K.F Bukuroca Mab Oil – K.F Samolica (15:30)
2. K.F Zhunica – MarmoranI (16:10)
3. K.F Gimi – K.F Lugina (16:50)
4. K.F Berat Mahmuti – K.F Galaksia (17:30)
5. K.F Llashtica – K.F Rainca (18:10)
Ekipi i lirë për këtë fazë është: F.C Jetoni NorCaffe