Kontroll i rreptë në trafik – Fokus trotinetat elektrikë dhe motoçikletat

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se nga data 21 deri më 23 maj do të zbatohet një aksion i përforcuar i kontrollit të pjesëmarrësve në trafik, me fokus të veçantë te mjetet me dy rrota dhe trotinetat elektrikë. Ky aksion po realizohet në bashkëpunim me ROADPOL dhe përfshin 34 shtete të Evropës.

Policia ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se do të kontrollojë nëse drejtuesit e trotinetëve elektrikë dhe motoçikletave:

* Kanë ngjitëse identifikuese në mjetet e tyre,
* Përdorin helmetë mbrojtëse dhe pajisje të tjera të detyrueshme,
* Lëvizin në hapësirat e lejuara për lëvizje,
* Janë nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike,
* Apo kryejnë shkelje që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Kujdes trotuaret – janë të ndaluara për trotinetë!

Sipas MUP-it, drejtimi i trotinetit elektrik është i lejuar vetëm në:

* Shtegjet për biçikleta,
* Shirita të posaçëm për biçikleta,
* Shtegje të përbashkëta për këmbësorë dhe biçikleta.

Nëse këto nuk ekzistojnë, lejohet lëvizja në rrugë, por vetëm në kushte të caktuara:

Personat nën 18 vjeç mund të lëvizin në rrugë vetëm ku shpejtësia është e kufizuar në 30 km/h, si në zonat shkollore apo rrugët me trafik të ngadaltë.
Të rriturit mund të lëvizin në rrugë ku kufiri i shpejtësisë është deri në 50 km/h.

Mos i lini fëmijët me trotinetë elektrikë – është e ndaluar!
Trotinetët elektrikë mund të përdoren vetëm nga personat mbi 14 vjeç, ndërsa fëmijët nuk lejohen të i ngasin.

Të gjithë drejtuesit janë të detyruar të:

* Përdorin kacigë mbrojtëse për biçikleta,
* Vishin jelek reflektues gjatë natës ose në kushte me shikueshmëri të kufizuar.

Trotinetët duhet të kenë edhe një ngjitës teknikë që dëshmon se mjeti plotëson kushtet për pjesëmarrje në trafik.

“Respekto rregullat – mbro veten dhe të tjerët. Është në rregull të jesh më i shpejtë se trafiku, por jo në mënyrën e gabuar”, është mesazhi i fushatës nga MUP.

Back to top button