Levent Qazimi: Me krenari qëndroj sot para jush, sepse jam djali i një heroi të Luginës

Levent Qazimi, djali i Komandant Lleshit, ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook, duke përkujtuar figurën dhe veprën e të atit, të cilin e quan jo vetëm baba, por një simbol të tërë Luginës së Preshevës.
“Nuk u tërhoq asnjëherë përballë padrejtësisë. Babai im zgjodhi të jetojë për të tjerët dhe të vdesë për lirinë që ne sot po e gëzojmë”, shkruan ai me krenari. Në mesazhin e tij emocional, Leventi thekson se figura e Komandant Lleshit ka kapërcyer kufijtë e familjes dhe është bërë emblemë e krenarisë dhe rezistencës së popullit shqiptar në Luginë.
Ai ndau gjithashtu kujtimin e fundit me të atin, një moment të dhimbshëm por të mbushur me forcë shpirtërore: “E pashë të vdekur… por me buzëqeshje në fytyrë. Dhe ajo buzëqeshje më ka dhënë forcë gjithë jetën.”
Në fund, ai falënderon të gjithë ata që nuk e kanë harruar figurën e Komandant Lleshit dhe që kanë qëndruar pranë familjes së tij.
**“Lavdi Komandant Lleshit, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!” – përfundon mesazhin Levent Qazimi.