Ndeshjet e turneut “Musa Musahu” në Preshevë nisin sot në ora 15:30

Sot me fillim nga ora 15:30, në stadiumin e vogël të qytetitdo të zhvillohet xhiroja e dytë e turneut të futbollit “Musa Musahu”, që ka ngjallur interes të madh në mesin e dashamirëve të sportit, percjell Presheva.AL

Sipas njoftimit të fundit nga Qendra Sportive Presheva, për shkak të motit me shi që ska qenë ditën e enjte, të gjitha ndeshjet e planifikuara për atë ditë janë shtyrë për të premten, më 30.05.2025.

Ndeshjet e ditës së sotme janë:

1. K.F Bukuroca MAB Oil – K.F Samolica | ora 15:30
2. K.F Zhunica – K.F Marmorani | ora 16:10
3. K.F Gimi – K.F Lugina | ora 16:50
4. K.F Berat Mahmuti – K.F Galaksia | ora 17:30
5. K.F Llashtica – K.F Rainca*| ora 18:10

Skuadra F.C Jetoni Norcaffe këtë xhiro është e lirë.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të ndjekin nga afër ndeshjet dhe të përkrahin skuadrat e tyre të zemrës në këtë turne tradicional që po vazhdon me ritëm të lartë dhe atmosferë sportive.

Back to top button