Në Tërnoc dhe Bujanoc nis Manifestimi “Ditët e Komandant Leshit” – Tri ditë aktivitete përkujtimore e kulturore

Komuna e Bujanocit ka shpallur programin zyrtar të manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Leshit”, që do të zhvillohet nga data “23 deri më 25 maj 2025” në Tërnoc dhe Bujanoc. Ky manifestim përkujton veprimtarinë dhe sakrificën e Komandant Leshit, një prej figurave të rëndësishme të rezistencës shqiptare në Luginën e Preshevës.
Aktivitetet e planifikuara janë të ndara në tri ditë dhe përfshijnë vizita përkujtimore, ekspozita kulturore dhe një koncert solemn.
Agjenda e plotë e manifestimit:
E premte, 23 maj
16:00 – Hapja solemne e manifestimit në stadiumin e KF Tërnocit.
E shtunë, 24 maj
12:00 – 12:30 – Vizitë në muzeun e Komandant Leshit në Tërnoc.
14:00 – Vizitë në vendin e njohur “Gurët e buajve”.
E diel, 25 maj
12:00 – Homazhe pranë lapidarit të Komandant Leshit në Tërnoc.
13:00 – Koncert homazh përkujtimor nga grupi “Shkëndijë Lirie” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Ky manifestim përveçse një përkujtim për figurat e lavdishme të historisë së shqiptarëve në Luginë, synon gjithashtu të ruajë dhe promovojë kujtesën kolektive dhe identitetin kombëtar përmes aktiviteteve edukative dhe kulturore.