Një dash për Kurban në Preshevë shitet me çmim 300 euro

Preshevë, 31 maj 2025 – Ndërsa afron festa e Kurban Bajramit, çmimet e kurbanëve në tregun e Preshevës kanë filluar të qarkullojnë mes qytetarëve, duke reflektuar kërkesën e shtuar për blerje të kafshëve për therje.
Sipas informatave që portali Presheva.AL ka siguruar nga shitesit prezent në tregun e sotshëm në Preshevë, një dash për kurban ka pasur çmimin 300 euro. Ndërkohë, delet më të vogla me çmim 250 euro, ndërsa ato të mesme për 270 euro.
Shitësit thonë se interesimi ka filluar të rritet dhe pritet që çmimet të ndryshojnë në ditët në vijim, në varësi të kërkesës dhe ofertës në treg.
Presheva.AL do të vazhdojë të informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme në prag të festës së Kurban Bajramit.