Për herë të parë në Luginë të Preshevës organizohet Festivali i Stand Up Comedy

Për herë të parë, më 9 dhe 10 maj, në Luginën e Preshevës do të organizohet Festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest”, një ngjarje kulturore që synon të sjellë të qeshura, argëtim dhe energji pozitive për publikun vendas.

Më 9 maj, festivali do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, ndërsa më 10 maj do të vazhdojë në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Të dy mbrëmjet do të nisin nga ora 19:30.

Moderator i këtij festivali do të jetë aktori dhe prezantuesi Fehmi Ferati, i cili do të prezantojë një grup të përzgjedhur aktorësh dhe komedianësh që do të performojnë me materiale origjinale dhe plot humor.

Pjesëmarrës në festival janë artistët:
Valina Muçolli, Gent Hazizi, Artan Ibishi, Muzafer Etemi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Hasim Memishi – Sopi dhe Lulzim Bucolli, të cilët premtojnë dy netë të paharrueshme për publikun.

Festivali ka hyrje falas dhe organizatorët ftojnë qytetarët:
“Ejani të qeshim së bashku!”

Back to top button