Përse ndodhet një vijë e ndërprerë në pasqyrën anësore të makinës? Shumë nuk e dinë funksionin, por ajo është shumë e rëndësishme

Nëse keni vërejtur një vijë të ndërprerë në pasqyrën anësore të makinës tuaj dhe jeni pyetur për çfarë shërben – nuk jeni të vetmit. Shumë shoferë nuk e dinë që kjo vijë ka një funksion të rëndësishëm sigurie.

Kjo vijë ndan pasqyrën në dy zona me lakime të ndryshme. Pjesa e jashtme, që ka një lakim më të madh, ndihmon në zgjerimin e fushës së shikimit dhe zvogëlimin e zonave të verbëra. Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë kalimeve nga një korsi në tjetrën dhe në situata me trafik të dendur. Po ashtu, ndihmon në zvogëlimin e verbimit nga dritat e pasme të makinave gjatë natës.

Pra, kjo vijë nuk është thjesht një detaj estetik – është një element që rrit sigurinë gjatë ngasjes.

Back to top button