Preshevë: Festa e 1 Qershorit sjell buzëqeshje dhe argëtim për fëmijët në qendër të qytetit!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra për të Rinj fton të gjithë qytetarët e Preshevës të bashkohen në një festë madhështore për nder të më të vegjëlve tanë.
Data: 1 Qershor
Ora: 16:00
Vendi: Qendra e Qytetit – Preshevë
Fëmijët do të kenë mundësinë të shijojnë:
– Lojëra dhe aktivitete argëtuese
– Ngjyrosje dhe krijimtari artistike
– Muzikë, këngë festive dhe surpriza të shumta
– Maskota dhe karaktere të dashura që do të sjellin shumë buzëqeshje
Festa do të jetë një ditë e paharruar për të gjithë, ndaj mos e humbisni këtë mundësi për t’i dhuruar fëmijëve tuaj një përvojë unike!
Gëzuar 1 Qershorin – Dita e Fëmijëve!