Punime rrugore në autostradën E-75, segmenti Presevo – Bujanoc më 28 maj

Më 28 maj 2025, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të zhvillohen punime në segmentin e autostradës shtetërore të klasit I A, konkretisht në pjesën ndërmjet nyjës së Bujanocit jug dhe nyjës së Preshevës, në drejtim të Bujanocit.
Punimet përfshijnë mbushjen mekanike të gropave dhe dëmtimeve të shkaktuara nga trafiku i rëndë. Gjatë kohës së ndërhyrjes, do të jenë të mbyllura korsia e djathtë dhe ajo e ndalimit të emergjencave, ndërsa qarkullimi do të zhvillohet përmes korsisë së majtë të parakalimit.
Autoritetet bëjnë të ditur se vendi i punimeve do të jetë i pajisur me sinjalizim dhe pajisje të duhura për sigurinë rrugore.