Rezultatet e ditës së parë në turneun “Musa Musahu 2025” në Preshevë

Është përmbyllur dita e parë e turneut tradicional të futbollit “Musa Musahu 2025”, që po zhvillohet në Qendrën Sportive “Presheva”. Gjatë ditës së sotme u zhvilluan gjashtë ndeshje, të cilat sollën rivalitet, emocione dhe shumë gola, duke i dhënë një nisje të fortë këtij turneu të shumëpritur në Preshevë.

Këto janë rezultatet e plota të ditës së parë:

1. K.F Rahovica Market Blerimi 2 – 4 K.F Syarti
2. K.F Miratoca Market te Enveri 3 – 6 K.F Rinori Center
3. K.F Elita Golemidol 2 – 2 K.F Lerani Penalti (2:1)
4. K.F Flamurtari 3 – 1 K.F Luani AG
5. K.F Çarshia 1 – 5 F.C Lindorët
6. Blue Point 2 – 3 Medreseja e Luginës

Ndeshjet e ditës së parë treguan një nivel të lartë përgatitjeje dhe entuziazëm nga ekipet pjesëmarrëse. Publiku ishte i shumtë dhe përjetoi çdo moment me pasion, veçanërisht në ndeshjen e fundit mes Blue Point dhe Medresesë së Luginës, që u cilësua si derbi i ditës.

Turneu vazhdon nesër me duele po aq interesante dhe rivalitet të lartë mes ekipeve.

Back to top button