Rikthehen në funksion semaforët në Preshevë

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, semaforët në kryqëzimin e rrugëve “15 Nëntori”, “Hristijan Karposh” dhe “Sava Kovacevic” janë rivënë në funksion të plotë.

Gjatë periudhës kur semaforët ishin jashtë funksionit, në këtë kryqëzim janë raportuar disa raste të aksidenteve mes automjeteve, të cilat shpesh ndodhën si pasojë e mungesës së sinjalizimit të rregullt dhe pakujdesisë në komunikacion.

Nuk ka vendim nga komuna e Preshevës se pse ka rikthyer kur muaj më parë përmes një vendimi ka fikur këta semaforë.

Back to top button