Sami Salihu reagon për qentë endacakë: “Fëmijët tanë janë në rrezik, pushteti lokal po hesht!”

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, ka ngritur alarmin për rrezikun në rritje që paraqesin qentë endacakë në rrugët e Preshevës. Në një postim publik të shoqëruar me fotografi ku shihen tufa qensh në rrugë, Salihu shprehet i shqetësuar për mungesën e reagimit institucional.

“Qentë endacakë po mbushin rrugët, fëmijët tanë po rrezikohen çdo ditë! Pushteti lokal hesht, ndërsa qytetarët jetojnë me frikë. A duhet të ndodhë tragjedia që të veprojnë? Marrja e masave nuk është luks – është detyrim!”, ka shkruar ai.

Lëvizja për Reforma përmes kryetarit të saj ka theksuar nevojën për një qasje të organizuar dhe humane për menaxhimin e qenve endacakë, duke kërkuar që komuna të ndërmarrë hapa konkretë për sigurinë publike dhe mirëqenien e kafshëve.

Back to top button