Skandali financiar në Preshevë: 550 mijë euro shpenzohen për dy muaj nga Ragmi Mustafa

Komuna e Preshevës është tronditur nga një skandal financiar që po përshkruhet si një nga shpërdorimet më të mëdha të parasë publike në historinë e saj. Gjatë vetëm dy muajve, Maj dhe Qershor 2024, janë shpenzuar afro 550 mijë euro, nën drejtimin e Ragmi Mustafës dhe me mbështetjen politike të Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Sipas të dhënave të siguruara nga Alternativa për Ndryshim, këto shpenzime janë kamufluar si investime infrastrukturore, por në realitet një pjesë e madhe e fondeve është derdhur në projekte të dyshimta si zhavorr, pllaka betoni dhe ndërhyrje në sokaqe të ngushta e lagje periferike, ku ndikimi real në jetën e qytetarëve mbetet minimal.

Burime nga Alternativa për Ndryshim theksojnë se:

“Këto ndërhyrje janë kryer me qëllim përfitimi politik personal përmes blerjes së ndikimit elektoral, dhe jo për të mirën e qytetarëve të Preshevës.”

Më alarmante është rikthimi i “kontratave të ndërprera nga viti 2022”, të cilat janë riaktivizuar në mënyrë të paligjshme, duke anashkaluar vendimet e mëparshme të Këshillit Komunal dhe duke injoruar rregullat ligjore për prokurimet publike.

Sipas dokumenteve zyrtare, janë evidentuar:

* **45.1 milion dinarë** (rreth 380,000 euro) për asfaltime dhe sanime rrugësh, përfshirë kontrata të vitit 2022 dhe 2024.
* **28.2 milion dinarë** (afro 235,000 euro) për pagesa të projekteve të vitit 2023, të realizuara në vitin 2024.
* Totali i shpenzimeve nga buxheti i Organit të Përkohshëm dhe Trupit Koordinues kap vlerën **64.6 milion dinarë** (rreth 550,000 euro).

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim, Mendurim Presheva, deklaron se kjo është një strategji klasike e përdorimit të parasë publike për qëllime partiake dhe personale, dhe kërkon urgjentisht hetim të pavarur dhe transparencë të plotë.

“Ky është Ragmi Mustafa, i mbështetur nga PVD, që me arrogancë e pa përgjegjësi po përdor buxhetin e qytetarëve si mjet për të siguruar pushtetin.” perufundon Mendurim Presheva.

Back to top button