Fillon seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Preshevës

Sot paradite ka filluar seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila po mbahet në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, me pjesëmarrjen e këshilltarëve komunalë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.

Seanca, e cila nisi në orën 10:00, ka në rend dite dy pika kryesore:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Vendimit mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës së Preshevës për vitin 2024.

Pyetjet e këshilltarëve, ku pritet të trajtohen çështje të ndryshme që prekin jetën e qytetarëve dhe funksionimin e komunës.

Kryetari i komunës, Agim Sabedini, ka deklaruar se kjo seancë ka rëndësi të veçantë për mbylljen financiare të vitit të kaluar dhe për të siguruar transparencën në përdorimin e buxhetit publik.

Pritet që pas diskutimeve, këshilltarët të votojnë mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit dhe të paraqesin pyetje apo propozime për administratën komunale.

Back to top button