Finalja e Turneut Tradicional “Musa Musahu” 2025: GALASKIA përballet me JETONI NORCAFFE

Qendra Sportive “Presheva” ka njoftuar se finalja e turneut tradicional të futbollit “Musa Musahu” do të luhet sot.

Në finalen e këtij viti përballen K.F GALAKSIA dhe F.C JETONI NORCAFFE, dy skuadra që kanë treguar lojëra të forta dhe të disiplinuara gjatë gjithë turneut. Ndeshja finale do të zhvillohet të martën, më 3 qershor 2025, në ora 18:00, në fushën e stadiumit të vogël.

Organizatorët presin pjesëmarrje të madhe nga adhuruesit e sportit dhe qytetarët, të cilët tradicionalisht mbështesin këtë ngjarje si pjesë të jetës sportive dhe sociale të qytetit. Turneu “Musa Musahu” mbetet një mënyrë për të nderuar trashëgiminë e një figure të njohur të sportit preshevar, duke promovuar njëkohësisht frymën e garës dhe solidaritetit.

Back to top button