Koncert i muzikës popullore në zemër të Preshevës

Në datën 17 qershor, duke filluar nga ora 20:00, Çarshia e Qytetit në Preshevë do të gjallërohet nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare. SH.K.A “Presheva”, me mbështetjen e Komunës së Preshevës, organizon një koncert të veçantë të muzikës popullore, i cili shënon hapjen e sezonit veror në qytet.
Ky aktivitet kulturor synon të promovojë trashëgiminë tonë muzikore dhe të forcojë lidhjen me rrënjët dhe identitetin kombëtar. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjithë qytetarët, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të festuar së bashku kulturën, traditën dhe dashurinë për muzikën.
Mirë se vini!