Lypësit në Preshevë janë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët

Fenomeni i lypësve në Preshevë: Një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët.
Në Preshevë, fenomeni i lypësve ka marrë përmasa shqetësuese, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror. Qytetarët shprehin shqetësim për praninë e lypësve në rrugët kryesore, qendër dhe kafiteritë e qytetit.
Shumica e lypësve në Preshevë janë individë nga qytete të tjera të Serbisë dhe shteteve si Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ata shpesh udhëtojnë në grup, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe janë të organizuar në kërkimin e lëmoshës.
Qytetarët e Preshevës kërkojnë masa më të efektshme nga institucionet lokale dhe shtetërore për të adresuar këtë fenomen. Ata theksojnë nevojën për një koordinim më të mirë mes institucioneve dhe një qasje më të fortë ligjore për të parandaluar shfrytëzimin e individëve, veçanërisht të fëmijëve, në kërkimin e lëmoshës.
