Nesër kuvendi komunal i Preshevës mban seancën e tretë

Kryetari i kuvendit komunal i komunës së Preshevës, Agim Sabedini, ka thirrur seancën e III-të (tretë) të Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila do të mbahet të hënën, më datë 30 qershor 2025, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 10:00.
Në këtë seancë do të shqyrtohen dhe miratohen pikat kyçe të rendit të ditës, mes të cilave më e rëndësishmja është:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Vendimit mbi miratimin e Llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës së Preshevës për vitin 2024.
Po ashtu, rendi i ditës përfshin edhe pikën:
2. Pyetje të këshilltarëve, ku pritet të diskutohet mbi çështje të ndryshme të rëndësishme për qytetarët e komunës.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe pritet të sjellë vendime të rëndësishme për transparencën dhe funksionimin e qeverisjes lokale.
