Parashikohet rritje e ekonomisë gjermane në vitin 2025

Ekonomia e Gjermanisë pritet të rritet me 0.3% gjatë vitit 2025, sipas vlerësimeve të Institutit për Kërkime Ekonomike DIW nga Berlini. Kjo shënon një përmirësim krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 0.1%.
Sipas agjencisë *Reuters*, kjo rishikim pozitiv vjen pas një fillimi të fortë të vitit, me rritjen ekonomike prej 0.4% në tremujorin e parë të 2025-ës.
“Fillimi dinamik i vitit ka gjasa të na shpëtojë nga edhe një vit tjetër stagnimi”, deklaroi kryeekonomistja e DIW, Geraldine Dany-Knedlik.
Sipas DIW, pritet që rritja të përshpejtohet në fund të vitit falë një pakete të madhe investimesh të miratuar nga qeveria gjermane. Kjo përfshin një fond infrastrukture prej 500 miliardë eurosh dhe lehtësime në rregullat e borxhit për investimet në mbrojtje.
Për vitin 2026, instituti tani parashikon një rritje prej 1.7%, më shumë se parashikimi i mëparshëm prej 1.1%.