Rrezik financiar për komunën: Ardita Sinani shkëputë kontratën 100 milionëshe për ndriçimin LED

Një situatë shqetësuese ka dalë në pah pas njoftimit të kompanisë B\&L Planet nga Presheva, lidhur me shkëputjen e kontratës 100 milionëshe për ndërrimin e poçeve LED në vendbanimet e komunës sonë.
Sipas kompanisë, projekti ishte planifikuar të realizohej brenda dy viteve dhe pagesat do të mbuloheshin përmes kursimeve nga fatura e energjisë elektrike, falë efikasitetit të lartë energjetik të poçeve LED, që do të reduktonin konsumin për së paku 70%.
Megjithatë, projekti ishte pezulluar me ardhjen në pushtet të Ragmi Mustafës përmes Organit të përkohshëm në prill 2024.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, kryetarja aktuale Ardita Sinani ka marrë vendim për prishjen e njëanshme të kontratës, me arsyetimin se ajo kishte skaduar, ndonëse kompania kishte filluar me realizimin e punimeve vetëm vitin e kaluar.
Ky veprim pritet të ketë pasoja serioze juridike dhe financiare, të cilat me gjasë do të bien mbi buxhetin e komunës.