Semaforët në Preshevë dalin përsëri jashtë funksionit

Vetëm disa javë pasi u rikthyen në funksion pas një periudhe të gjatë jashtë përdorimi, semaforët në qendër të qytetit të Preshevës kanë dalë sërish jashtë funksionit.

Redaksia jonë [Presheva.AL](https://presheva.al/2025/05/rikthehen-ne-funksion-semaforet-ne-presheve/) kishte raportuar më 25 maj për rikthimin e funksionimit të semaforëve në disa kryqëzime kyçe të qytetit. Ky zhvillim ishte mirëpritur nga qytetarët dhe shoferët, duke rritur sigurinë dhe disiplinën në komunikacion.

Por, siç dëshmohet edhe nga kjo fotografi e bërë sot, semaforët ndodhen sërish në gjendje jo funksionale. Dritat e verdha të ndezura vazhdimisht tregojnë se sistemi ka kaluar në modalitetin e avarisë, çka mund të shkaktojë konfuzion dhe rrezik në këtë nyje të ngarkuar rrugore.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer me këtë situatë, duke kërkuar përgjegjësi dhe një zgjidhje të qëndrueshme nga institucionet komunale.

Back to top button