Shmangni qëndrimin në diell nga ora 11:00 deri në 16:00

Qytetarët, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore duhet që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Gjatë këtyre orëve, temperaturat në qytet mund të arrijnë mbi 32°C, çka paraqet rrezik për dehidratim, lodhje trupore dhe goditje nga dielli, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti apo sëmundje të zemrës.

Rekomandime për të moshuarit dhe familjarët e tyre:

– Qëndroni në ambiente të freskëta dhe të ajrosura;
– Pini sa më shumë ujë, edhe nëse nuk ndjeni etje;
– Vishuni me rroba të lehta dhe të hapura në ngjyrë;
– Shmangni daljet jashtë në mesditë, përveç rasteve emergjente.

Në rast të shqetësimeve shëndetësore, qytetarët këshillohen të kontaktojnë mjekun e familjes apo ndihmën e shpejtë.

Presheva.AL do të vazhdojë të informojë rregullisht për situatën meteorologjike dhe masat mbrojtëse gjatë valës së të nxehtit.

Back to top button