Trump bën paralajmërimin e fortë: Nëse Irani na sulmon, do të zbulojë fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nëse Irani sulmon Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do të përballet me fuqinë ushtarake amerikane “në nivele të papara më parë”.

“SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte”, tha Trump në një postim në Truth Social.

“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”, u shpreh Trump.

Back to top button