Vazhdon asfaltimi i rrugës magjistrale në hyrje të Preshevës

Rruga magjistrale në hyrje të Preshevës po i nënshtrohet punimeve të radhës për asfaltim, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në qarkullim. Siç shihet edhe në fotografinë nga terreni, segmenti në drejtim të hyrjes kryesore është duke u shtresuar me asfalt të ri.

Ky projekt është vazhdim i punimeve të mëhershme ku ishte asfaltuar një pjesë e kësaj rruge, ndërsa sot është përfunduar një tjetër segment i rëndësishëm në drejtim të qendrës.

Në vendin e punimeve janë vendosur sinjalizimet përkatëse, përfshirë kufizimin e shpejtësisë në 20 km/h, dhe shoferëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë zonë.

Back to top button