Vazhdon gara në “Musa Musahu 2025” – Sot zhvillohet xhiroja e tretë

E diela sjell emocione të reja në Turneun Tradicional “Musa Musahu 2025” në Preshevë. Sot, më 1 qershor, do të zhvillohet xhiroja e tretë, duke filluar nga ora 17:30, në fushën e stadiumit të vogël në Preshevë.

Ky është orari i ndeshjeve të sotme:

17:30 – K.F GALAKSIA vs K.F SYARTI
18:10 – K.F ZHUNICA vs F.C JETONI NORCAFFE
18:50 – F.C LINDORËT vs K.F LUGINA

Publiku është i ftuar të ndjekë nga afër këto përballje emocionuese, të cilat pritet të përcaktojnë më tej ecurinë e skuadrave drejt fazës finale të turneut.

Back to top button