Në korrik zhvillohet Turneu “Artan Abazi 2025” – sport për nder të sakrificës

Ja një Shoqata “Miratoca Jonë” ka shpallur zyrtarisht organizimin e turneut tradicional në nderim të dëshmorit të kombit, Artan Abazi. Turneu do të mbahet nga data 21 deri më 23 korrik 2025 në stadiumin “Abdullah Krashnica” në fshatin Miratoc.
Ekipet e interesuara për pjesëmarrje mund të regjistrohen nga data 13 deri më 20 korrik, me një taksë prej 6000 dinarë ose 50 euro për ekip. Kontakti për regjistrim është në numrat: 063638042 / 063638046.
Hedhja e shortit do të bëhet më 20 korrik 2025, në orën 17:00, në fshatin Miratoc.
Çmime dhe Shpërblime:
– Vendi i parë do të marrë 65% të shumës së mbledhur, ndërsa
– Vendi i dytë do të përfitojë l35% të shumës.
– Do të ndahen gjithashtu çmime për portierin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të turneut.
“E ardhmja jonë nderon gjakun e dëshmorit!” – thuhet në njoftimin e shoqatës organizatore, e cila fton të gjithë sportdashësit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti përkujtimor dhe sportiv.
