Nga 4 Korriku – Çmime të reja për pagesën e autostradave në Serbi

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë ka njoftuar se nga e enjtja, 4 korrik 2025, do të hyjnë në fuqi çmime të reja për pagesën e autostradave në të gjithë territorin e vendit.
Sipas vendimit të miratuar, çmimi i pagesës së autostradës do të rritet mesatarisht për 4.2% për kilometër.
Ky ndryshim është bërë për të harmonizuar çmimet me **rritjen vjetore të indekseve të çmimeve të konsumit** dhe me inflacionin në tregun e brendshëm. Ndryshimi është propozuar nga ndërmarrja publike “Putevi Srbije”, dhe është miratuar nga Qeveria e Serbisë.
Çmimet e reja do të zbatohen në të gjitha segmentet e rrjetit të autostradave me pagesë, me një gjatësi totale prej rreth **905 kilometrash**. Disa nga destinacionet më të rëndësishme përfshijnë:
– Beograd – Preshevë – Dimitrovgrad
– Beograd – Suboticë
– Beograd – Požega
– Beograd – Šabac – Šid
Sipas përllogaritjeve të mediave serbe:
Beograd – Preshevë: rreth 2.000 dinarë serbë
Beograd – Zlatibor: rreth **585 dinarë serbë
Shoferët që përdorin pajisjen elektronike TAG për pagesën automatike do të përfitojnë zbritje në çmim.
