Nga nesër nis kontrolli i përbashkët në kufirin Preshevë-Tabanoc

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga e nesërmja në pikën kufitare “Tabanovc–Preševo” do të hyjë në fuqi sistemi i kontrollit të integruar “One Stop Control”. Ky sistem do të lejojë që të kryhen në mënyrë të përbashkët dhe të koordinuar kontrollet kufitare nga të dy vendet—me qëllim reduktimin e vonesave dhe përshpejtimin e kalimit për udhëtarë e mallra.

Ministri maqedonas i Brendshëm, Pançe Toshkovski, pritet ta vizitojë pikën kufitare nesër rreth orës 14:00, për të drejtuar nisjen zyrtare të këtij sistemi.

Ky format i kontrollit, që tashmë është aplikuar në dy pika të tjera kufitare me Kosovën—Blacë (nga 12 prilli i këtij viti) dhe Jazhincë—synon të sjellë kontroll më efikas dhe të koordinuar.

Gjithashtu, Ministri Toshkovski është shprehur se negociatat për të sjellë këtë sistem edhe te kufiri me Shqipërinë janë duke shkuar mirë.

Back to top button