Prap një ndeshje te “Centralla”, kësaj radhe mes veturës së xhandarmërisë dhe një civile

Diku rreth orës 7:00 të ditës së enjte, ka ndodhur një ndeshje mes një veture të xhandarmërisë serbe dhe një veture civile në kryqëzimin e quajtur “te Centralla”.
Trafiku ishte i bllokuar për qarkullim, ku qytetarët filluan të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim nëpër qytet.
Mësohet që organet kompetente kanë dalur në vend të ngjarjes për të bërë punët e tyre investigative, ndërkohë që në këtë kryqëzim edhe pse janë të vendosur semaforët, puna e tyre është pezulluar me vendim të pushtetit lokal aktual.
Apelojmë ndaj të gjithë ngasësve të automjeteve për kujdes të shtuar, sidomos në kryqëzimet kryesore të qytetit tonë, për shka dhe të fluksit të shtuar të automjeteve, me rastin e pushimeve të bashkatdhetarëve tanë në vendlindjet e tyre.
