Rikthehet nxehtësia tropikale në Preshevë – temperatura deri në 36°C këtë javë!

Presheva po përgatitet të përballet me një valë të re të nxehtësisë gjatë javës që vjen. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Serbisë, moti tropikal do të rikthehet fuqishëm në Luginë, me temperatura që pritet të kapin kulmin deri në 36 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe fillimit të javës.
Të hënën më (14 korrik), pritet që temperaturat të arrijnë 36°C, ndërkohë që indeksi i rrezikut ndaj diellit do të jetë i lartë. Autoritetet kanë dhënë paralajmërim të portokalltë (ORANZH) për nxehtësi ekstreme në rajonin e juglindjes së Serbisë.
Këto kushte mund të shkaktojnë probleme shëndetësore për të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambiente të hapura. Gjithashtu ekziston rreziku i rritur për zjarre në natyrë dhe pyje.
Nga e marta (15 korrik), temperaturat do të fillojnë të ulen lehtë, duke lëvizur në intervalin 32–34°C. Do të ketë më shumë prani të reve dhe moti do të jetë disi më i lehtësueshëm, por paralajmërimet për mot të nxehtë mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.
Të mërkurën (16.07) do të jetë ngrohtë dhe me diell temperaturat maksimale do të arrij 34°C dhe ajo minimale 16°C.
Të enjten (17.07) do të jetë më freskët, pjesërisht mot me diell dhe temperatura maksimale do të arrije 30°C, ndërsa ajo minilae 15°C .
Të premten (18.07) do të mbizotrojë mot i kthjellët me temperatura maksimale deri 29°C dhe ajo minimale 14°C.
– Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve 11:00 – 16:00.
– Pini shumë ujë dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
– Vishni rroba të lehta, pambuku dhe ngjyra të hapura.
– Përdorni krem mbrojtës me SPF të lartë dhe syze dielli.
– Mos ndizni zjarre në natyrë – rreziku i përhapjes është i lartë!
– Kujdesuni për më të moshuarit dhe fëmijët – shmangni aktivitetet fizike të lodhshme.
Pas disa ditësh më të freskëta në fillim të korrikut, java që vjen shënon rikthimin e të nxehtit ballkanik në zonën e Preshevës. Temperaturat ekstreme, rrezatimi i lartë UV dhe thatësira pritet të dominojnë rajonin.
Për të gjithë qytetarët e Luginës, rekomandohet që të ndjekin njoftimet zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik dhe të marrin masa mbrojtëse në përputhje me paralajmërimet.
