Sot dita më e nxehtë e javës në Preshevë

Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e javës në qytetin e Preshevës, me temperaturat që do të arrijnë deri në 40°C gjatë orëve të pasdites. Sipas parashikimeve meteorologjike, vala e të nxehtit që ka përfshirë rajonin pritet të arrijë kulmin pikërisht këtë të shtunë, duke sjellë rreziqe të shtuara për të gjithë qytetarët.
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në diell, sidomos në orët mes orës 11:00 dhe 17:00, kur rrezatimi diellor do të jetë më intensiv. Po ashtu, është rekomanduar konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit dhe shmangia e aktiviteteve fizike në ambient të hapur.
Për nesër parashikohet një ulje e lehtë e temperaturave, por moti i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke mbetur mbi mesataren sezonale.
