Zjarret në Corroticë dhe Raincë – Visar Mehmeti kritika ndaj kryetares që nuk ndërpreu pushimet

Ndërsa zjarret kanë përfshirë fshatrat Corroticë, Shoshajë dhe Raincë, duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve, në Komunën e Preshevës ka shpërthyer një debat i ashpër për menaxhimin e krizës nga pushteti lokal.

Kryetari i APN-së Visar Memeti ka kritikuar hapur qasjen e kryetares së Komunës së Preshevës, e cila sipas tij, nuk ka ndërprerë pushimet verore në bregdet, pavarësisht gjendjes alarmante në terren.

“Siç po shihet edhe nga fotoja e takimit, kryetarja jonë ende nuk e ka parë të arsyeshme t’i ndërpresë pushimet verore,” ka shkruar Memeti në rrjetet sociale, duke iu referuar mbledhjes së Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme që u mbajt pa praninë e kryetares.

Në mungesë të saj, mbledhja është drejtuar nga Ragmi Mustafa, i cili sipas Memetit, ka treguar gatishmëri dhe përgjegjësi në përballimin e situatës.

“Me siguri ndihemi më të qetë, kur e dimë se në krye të komunës ka lënë Ragmi Mustafën, i gatshëm si gjithmonë për çdo sfidë,” shtoi ai me një ton ironik, duke reflektuar shqetësimin për papërgjegjshmërinë institucionale në momente krize.

Back to top button