Gjilani nderon heroin e kombit Ibrahim Fejzullahu

Për të nderuar veprën dhe sakrificën për liri të Heroit të Kosovës, Ibrahim Fejzullahu, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Gjilanit ka vendosur që një nga rrugët e qytetit të mbajë emrin e tij. Kjo është bërë për ta kujtuar me krenari dhe dinjitet kontributin e tij në luftën për çlirimin e vendit.

Ibrahim Fejzullahu, pjesëtar i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, lindi më 6 maj 1967 dhe ra dëshmor më 29 maj 1999 në fshatin Gosponicë të Preshevës. Ai u shqua për trimërinë dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare, duke dhënë jetën për lirinë e popullit të tij.

Në nder të tij, sot një tabelë e re me mbishkrimin “Rruga Ibrahim Fejzullahu” është vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit, si simbol kujtese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Back to top button